Haradinaj: Mos të kisha qenë në luftë kisha arrit më shumë, kam qenë student i mirë

Haradinaj: Mos të kisha qenë në luftë kisha arrit më shumë, kam qenë student i mirë

Aktuale shtator 19, 2018 - 23:13
Lexo me shume detaje!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në emisionin “Opinion” me Blendi Fevziun ka folur për angazhimin tij gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Ai tregon se si ishte kthyer në Kosovë nga Zvicra më 1997, ndërsa thotë se ka qenë në front të luftës që nga marsi i 1998’tës deri në qershor të 1999’tës.

Haradinaj ka folur edhe për angazhimin e tij të tanishëm në politikë.

Ai është pyetur nëse pozitat e tij tani janë falë angazhimit të tij në luftë.

“Nëse s’kisha qenë në luftë, ndoshta kisha arrit edhe më shumë. Kam qenë student i mirë e i mençur”, ka thënë ai.

Tutje ai ka thënë se nuk do të ndahet asnjëherë nga vlerat e luftës.

“Po të mos isha në luftë, kushedi me çfarë temash do të merresha tani”, shtoi ai.