S'ka më pritje në pikat kufitare

Aktuale September 15, 2018 - 20:34
Lexo detajet

Mërgimtarët duket që tashmë kanë lëshuar tashmë atdheun dhe janë rikthyer në vendet ku punojnë dhe jetojnë.

Në pikat kufitare me Kosovën, tani nuk ka kolona dhe as pritje.

Sipas të dhënave të Qendrës për Menaxhim Kombëtar të MBP-së, pritjet në hyrje dhe dalje të Merdares është 3-5 minuta.

Jo vetëm në Merdarë, por edhe në pikat e tjera si Qafë e Morinës, Bërnjak, Vërmicë, Jarinjë pritjet në hyrje dhe dalje janë tre deri në pesë minuta.

Ndryshe kur para një muaji mërgimtarët kanë pritur deri në 10 orë.

Image