Ish këshilltari i Mustafës: Hashim burgu është i rëndë, ju s’mund ta duroni
Avokati Besnik Berisha i cili ka qenë këshilltar i kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, i ka reaguar presidentit të vendit Hashim Thaçit, duke i treguar se çka e pret atë që tenton ta ndryshoj kufirin e shtetit.
Berisha ka publikuar pjesën ligjit ‘Tradhtia ndaj vendit’ dhe dënimin që parasheh ky nen, në rast që tentohet lëvizja ose ndërrimi i kufirit shkruan GazetaBlic.
Berisha madje ka ironizuar me Thaçin, duke i thënë që le ti thotë dikujt që të ja lexoj ligjin.
Lexoni reagimin e plotë
“Hashim, thuaj dikujt le ta lexon ligjin, para se te premtosh “korrigjim” te kufirit”
Per te gjithe ata pushtetare qe me gjuhen e tyre, kinse te moderuar, po i vardisen Serbise dhe po premtojne rishikim te kufirit si alternative me u pajtu me Serbine, ua rekomandoj qe ta lene kete “muhabet” dhe ta konsultojne Kodin Penal te Republikes se Kosoves, respektivisht nenin 124, paragrafi 2 (shih me poshte).
Nje veprim i tille cilesohet si tradheti ndaj vendit dhe sanksionohet me se paku 15 vite burgim.
Ndaj, shijoni milionat qe i keni nga pushteti, e lereni kete cope toke tek mileti.
P.S. Burgu eshte i rende, ju s’mund ta duroni.