Informohu online në këtë link për pritjet në kufi
Foto: Laura Hasani

Informohu online në këtë link për pritjet në kufi

Aktuale korrik 21, 2018 - 17:43
Lexo detajet

Të gjithë ju që jeni duke udhëtuar, apo që planifikoni të udhëtoni, qoftë për të hyrë, apo dalë jashtë Kosovës, mund të informoheni në kohë reale për pritjet në të gjitha pikat kufitare përmes adresës elektronike të Ministrisë së Punëve të Brendshme e cila funksionon 24 orë.

KLIKO NË LINK

Në ueb-faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme mund t`i merrni informatat 24 orë në ditë dhe mund t`i shmangeni pritjeve të gjata në kufi.

Në këtë link ju mund të informoheni nëse ka pritje për të hyrë, apo për të dalë nga territori i Kosovës për 12 pikat kufitare të menaxhuara nga autoritetet kosovare.

Pikat Kufitare në të cilat ju mund të informoheni online janë këto:

  • Glloboqicë
  • Qafë e Prushit
  • Qafë e Morinës
  • Kullë
  • Bërnjak
  • Jarinje
  • Hani i Elezit
  • Vërmicë
  • Muçibabë
  • Mutivodë
  • Dheu i Bardhë
  • Merdarë