Thaçi: Dialogu do të përmbyllet me njohje formale të pavarësisë

Aktuale July 20, 2018 - 12:02
Lexo detajet

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, raporton Zëri.info.

Me këtë rast presidenti Thaçi uroi të rinjtë për rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave.

“E di që është një vendim shumë i vonuar por siç e dini institucionet kanë përmbushur të gjitha kriteret, demarkacionin, luftimin e korrupsionit, për  Kosovën ka pasur 95 kritere që tani vetëm se janë implemnetuar”, tha presidenti.

Sipas tij fryma evropiane duhet të kultivohet nga të gjitha gjeneratat e reja.

“Është jetike që kemi ruajtur dhe do ta ruajmë si sytë e ballit partneritetin më botën perëndimorë, por duhet ta kuptojmë që bota po ndryshon, orientimin perëndimor ta ruajmë si vlerë e jo si interes”, theksoi Thaçi.

Përveç kësaj Thaçi foli edhe për dialogun me Serbinë për të cilin tha që do të mbyllet me njohje.

“Ne duam së bashku me partnerët ndërkombëtar që ky proces të mbyllet me njohje formale nga Serbia Për Kosovën dhe të hapët perspektive për NATO dhe BE, sepse është jetike” , tha tutje Thaçi.

I pyetur Bekim Ibishi, student i shkencave politike e pyeti presidentin për emigrimin e qytetarëve nëpër shtete të tjera, raporton më tutje Zëri.info.

“Kosova mund t’i menaxhoj situatë që krijohen, mediat kanë obligim për informim se çka nënkupton lëvizja e lire, pro aty ka standarde” u përgjigj Thaçi.

Ndërkaq presidenti u pyet nga të rinjtë edhe për sigurinë në Kosovë me ç’rast tha se nuk duhet ti fiksohemi dialogut.

“Një herë e përgjithmonë të ndajmë shapin prej sheqerit, të mos kemi punë me ta as ata me ne , të kemi një fqinjësi të mirë me ta, por në çdo takim unë e kam parasysh gjenocidin që e ka kryer Serbia në Kosovë. Mirëpo vendi ynë është i lirë dhe respektohet nga bota demokratike, e kaluara duhet të respektohet por nuk duhet të mbesim viktimë e saj”, tha tutje presidenti.

Ndërkaq për vonesat në formimin e ushtrisë dhe për procesin e liberalizimit, presidenti fajësoi skenën politike.

“Ne me pas qenë në rregull si skenën politike, që 4 vite e kishim ushtrinë, atëherë e kishim mbështetjen e SHBA- ve, ashtu do të ndodhte edhe me liberalizimin, nëse demarkacioni do të kalonte para 3 viteve” tha Thaçi. /ZËRI/