‘Me fol Agron Mustafa për të ardhmen e Telekomit, si me fol Assadi për të ardhmen e Sirisë’

Aktuale July 12, 2018 - 22:13
Lexo detajet

Gazetari i ekonomisë, Lavdim Hamidi ka reaguar ndaj pjesëmarrjes së ish-kryeshefit Ekzekutiv të Telekomit të Kosovës, në një debat televiziv ku po diskutohet për të ardhmen e Telekomit, raporton Periskopi.

Sipas Hamidit, me folë Agron Mustafa për të ardhmen e Telekomit është njëjtë sikur diktatori sirian, Bashar Al – Assad të flas për të ardhmen e Sirisë.

“Anash vrasjet dhe krimet makabre, Por, me folë Agron Mustafa për të ardhmen e Telekomit është si me folë Asadi për të ardhmen e Sirisë!#analogjiashkaterrimi”, ka shkruar Hamidi në profilin e tij në Facebook.

Mustafa gjatë kohës sa kishte qenë në postin e kryeshefit Ekzekutiv e kishte sjellur Telekomin buzë falimentimit, duke i shkaktuar dëme të mëdha financiare me kontrata të dëmshme.

Në anën tjetër, para disa javëve në postin e kryeshefit Ekzekutiv të PTK’së është emëruar Gent Begolli i AAK’së./Periskopi