Thaçi mban konferencë për media
Aktuale
June 28, 2018 - 10:53
Lexoni më shumë detaje
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pritet të mbajë sot konferencë për media, në orën 17:00, siç njofton Zyra për Informim, raporton “Zeri.info”.
Presidenti Thaçi do të flas për fillimin e fazës së fundit të dialogut për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Presidenti Thaçi të dielën që e lëmë pas është takuar në Bruksel me presidentin Vuqiç, me ndërmjetësimin e Federica Mogherinit.
Kurse, mbrëmë ishte ligjërues në Këshillin Evropian për Punë të Jashtme, në Paris. /ZËRI/