Brukseli reagon ndaj Serbisë që po ua heq vizat shteteve që s’e njohin Kosovën

Aktuale June 21, 2018 - 12:39
Brukseli ‘godet’ rëndë Serbinë për Kosovën

Bashkimi Europian i ka bërë vërejtje Serbisë që ua ka hequr vizat disa shteteve të botës së tretë duke u larguar nga politikat e përbashkëta të BE’së për vizat.

Këto kritikat të Brukselit janë përfshirë në dokumentin që pritet të miratohet nga shefat e BE’së në fund të qershorit.

Autoritetet në Serbi gjatë muajit ë fundit po marrin kritika të rrepta nga Bashkimi Europian për shkak se brenda një viti ua kanë hequr vizat qytetarëve nga shumë vende të botës së tretë.

Problem për BE-në, siç përcjell gazeta e Beogradit “blic”, është se Serbia kështu po i qeras vendet që s’e kanë njohur pavarësinë e Kosovës ose që e kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së saj.

Kështu po vështirësohet lufta e BE-së kundër migrimit ilegal, transmeton Express.

Gjatë një viti Serbia ua ka hequr vizat Indisë, Iranit, Bahameve, Barbadosit, Xhamajkës, Mauriciusit, Meksikës, Sent Vinsentit, Grenadeve, Paraguajt dhe Kolumbisë. Po ashtu regjimin pa viza e kanë edhe Suriname, Guinea Bisao dhe Burundi.

Nga të gjitha këto vende, vetë Kolumbia e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Për politikën serbe ndaj liberalizimit të vizave i së pari ka folur Sllovenia e cila si problematike ka paraqitur sidomos heqjen e vizave për Iranin e për disa vende afrikane.

Pastaj erdhën kritikat edhe nga Këshilli i Europës i cili kërkoi që Serbia të zbatojë politikën e BE-së rreth liberalizmit të vizave.

Gazeta e Kroacisë "Jutarnji list", duke përmendur fjalët e një zyrtar të paidentifikuar të BE-së, thotë se për akët arsye Serbisë mund t’i hiqet regjimi pa viza i Bashkimit Europian.

“Këshilli i bën thirrje Serbisë që të përmbahet nga tërheqja prej politikave të përbashkëta rreth vizave, ku praktikat e fundit, sic janë përfundimi I marrëveshjeve për liberalizim të vizave disa vende të treat, përbëjnë shqetësim” thuhet në dokumentin e BE’së që pritet të miratohet nga shtetet anëtare në fund të qershorit.