Falet Fitër Bajrami

Aktuale June 15, 2018 - 06:38
Lexo detajet!

Manifestimi qendror për festën e Fitër Bajramit për vendin tonë, është mbajtur orët e hershme të ditës së premte në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Manifestimi ka filluar në ora 04:10, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit ishte edhe ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga drejtori i Medresesë, Jakup ef. Çunaku.

Namazi i Fitër – Bajramit është falur në ora 05:34 minuta të cilit i ka prirë Resul ef. Rexhepi sekretar i përgjithshëm i BIK-ut.

Hytben e Fitër – Bajramit e ka mbajtur Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili ka dhënë mesazh për këtë festë.