Milaim Zeka demanton lajmin për kidnapimin e tij
Aktuale
May 28, 2018 - 17:05
E Fundit
Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka e ka demantuar lajmin për rrëmbimin e tij duke e quajtur kështu lajm të rrejshëm, transmeton “Zëri.info”.
Këtë njoftim ai e ka bërë në rrjetin e tij social “Facebook”, teksa ka shtuar se lajmi nuk është aspak i vërtetë dhe se këto kanë qenë dyshime të policisë .
Ja njoftimi i plotë i tij :
Lidhur me lajmin e rrejshëm se gjoja dikush ka tentuar te me kidnapoi me datën 17.
Lajmi nuk është aspak i vërtete. Policia ka pasur dyshime për një makine, rasti është ne polici, dhe policia po merret me te.
Falënderoje Policinë e Kosovës për reagimin profesional dhe korrekt. /ZERI