Reagon Deda, VV po i imponon përfundimet e tryezës

Reagon Deda, VV po i imponon përfundimet e tryezës

Aktuale maj 25, 2018 - 13:01
Detajet

Deputeti i Alternatives ka reaguar pasi në tryezë u shpërnda "deklarata nga tryeza e subjekteve politike", duke thënë se përfundimet nga kjo tryezë do duhej ti bënin bashkërisht dhe jo të vinin në këtë formë. 

"Teksti nuk është ne pajtim me frymën qe ne e kemi kultivuar sepse është dashur që përfundimet të jenë të përbashkëta", ka thënë ai.

Atij i është kundërpërgjigjur Kurti duke thëne se nuk është i domosdoshëm votimi i kësaj deklarate pasi mund te jepni sugjerimet tuaja. Por ai tha se nga kjo tryezë duhet të dalë një konkluzion.