Nuk zgjedhet asnjë nga gjyqtarët shqiptarë për Kushtetuese

Aktuale May 18, 2018 - 20:30

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të votojë asnjërin nga kandidatët për kryetar të Gjykatës Kushtetuese.

Në raundin e dytë në garë ishin Remzije Istrefi-Peci, Nexhmi Rexhepi, Safet Hoxha, Shkëmb Manaj, Hajzer Salihu dhe Vigan Qorroli, ku asnjëri nga ta nuk arriti të marrë votat e nevojshme.

 Në votimin e parë Kuvendi ka zgjedhur dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese. Radomir Laban nga komuniteti serb është zgjedhur me 71 vota dhe Bajram Latifi nga komunitetet tjera jo shumicë është zgjedhur me 58 vota.

Këta dy do të jenë gjyqtarë të  Kushtetueses për nëntë vitet e ardhshme.