Liderët e shteteve më të fuqishme në këmbë, Thaçi me veturë në samitin e Sofjes
Para pak minutash ka nisur Samiti i Sofjes që ka mbledhur liderët e shteteve evropiane, ku pritet të diskutojnë për shumë tema dhe shqetësime të përbashkëta të tyre.
Por, sytë e kamerave janë drejtuar edhe më jashtë në kohën kur liderët po drejtoheshin për në objektin ku do të mblidhen.
E çka ra në sy, ishte ecja në këmbë e liderëve të shteteve kryesore të Evropës dhe afrimi me veturë deri tek hyrja e objektit e presidentin kosovar, Hashim Thaçi.
Në disa fotografi të publikuara shihen liderët e Gjermanisë, Francës e Britanisë së Madhe teksa ecin në këmbë nga hoteli ku qëndruan për në objektin ku do të mbahet samiti.
May, Macron e Merkel shihen teksa diskutojnë gjatë rrugës, në kohën kur përcjellen nga bashkëpunëtorët e tyre dhe zyrtarët e sigurimit.
Në anën tjetër, një imazh krejt tjetër vije nga eskorta e presidentit të shtetit të vogël që BE’në akoma e ka vetëm si aspiratë. Presidenti kosovar u afrua me veturën që po e voziste deri në hyrje të ndërtesës, ku edhe u prit nga kryeministri bullgar, Borisov.
Ndryshe, në Samitin e Sofjes bashkë me Thaçin kanë udhëtuar edhe kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministri Behgjet Pacolli. Por, zyrtarisht Kosova përfaqësohet vetëm nga presidenti Thaçi.