Haradinaj: Integrimi i Kosovës në BE është i paalternativë
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova ka identitet evropian dhe i përket familjes së madhe evropiane.
Kreu i ekzekutivit ka thënë se, beson fuqishëm në vlerat e përbashkëta evropiane dhe se integrimi i Kosovës në BE është i paalternativë.
"Ne kemi identitet e orientim të qartë europian dhe i përkasim kësaj familjeje të madhe, të cilën e përjetojmë si ndjenjë shprese për paqe e prosperitet", ka shkruar Haradinaj në profilin e tij zyrtar në rrjetin social "Facebook".
Nëpërmjet rrjetit social, kryeministri ka uruar edhe dramaturgun Jeton Neziraj, për çmimin ‘Europiani i Vitit’.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Besojmë fuqishëm në vlerat e përbashkëta europiane dhe integrimi në BE i vendit tonë është i paalternativë.
Ne kemi identitet e orientim të qartë europian dhe i përkasim kësaj familjeje të madhe, të cilën e përjetojmë si ndjenjë shprese për paqe e prosperitet.
Urime dramaturgut, Jeton Neziraj, për çmimin "Europiani i Vitit" për promovim të vlerave europiane në Kosovë!