Kuvendi i Kosovës injoron prodhuesit vendor, ja produkte të kujt përdor!

Aktuale May 03, 2018 - 15:11

Kuvendi i Kosovës ka injoruar prodhuesit kosovarë të ujit, duke u furnizuar me ujë të një kompanie nga Maqedonia.

Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij në Facebook, duke ironizuar me ‘promovimin’ e prodhimeve vendore.

LEXO EDHE: SONDAZH: A duhet të largohet Aida Dërguti nga posti i nënkryetares së Kuvendit?

“Kuvendi i Republikës së Kosovës shërben ujë të importuar nga Maqedonia. Kështu ‘mbrohen’ resurset natyrore dhe ‘promovohen’ prodhimet vendore”, ka shkruar Krasniqi.