Ende pa u bërë 1 vit shembet rruga në Keqekollë

Aktuale May 01, 2018 - 21:01
Lexo detajet

Në fshatin Keqekollë, pavarësisht se në gusht të vitit të kaluar është përuruar rruga në lagjen "Kurtaj", po e njëjta pak kohë pas rregullimit është shembur duke krijuar kështu vështirësi në qarkullim, raporton “Zëri.info”

M.F, banor i këtij fshati për “Zërin”, ka rrëfyer se kjo rrugë tanimë është shndërruar në një rrezik për veturat që kalojnë andej pasi që gjendet në një lartësi prej 300 metrave, nga rruga kryesore.

“Kjo rrugë gjendet 300 metra lartë nga rruga kryesore dhe nuk ka anësore. Me shembjen e dheut ka mbetur hapësirë shumë e vogël, aq sa për të kaluar një veturë. Kjo gjendje ka ardhur pas rregullimit të rrugës nga Komuna e Prishtinës, në gusht të vitit të kaluar. Komuna është në njohuri për shembjen e rrugës mirëpo ende nuk kanë marrë masa përvec se I kanë vendosur disa shirita”, ka thënë  ai për “Zërin”.

Tutje ka shtuar se edhe pjesa e mbetur e rrugës ka rrezik të shembet, kjo pjesë të bëhet e pakalueshme.

“Rreziku është që të shembet edhe pjesa tjetër e rrugës dhe që për këtë lagje të mos ketë më rrugë, e më e keqja që mjedisi është shumë I lartë, ngjason si në humnerë dhe nëse bien veturat nga lart ka mundësi që të përfundojnë me fatalitet. Bëjmë thirrje nga Komuna që ta zgjidhin këtë çështje”, ka thënë ai.

“Zëri.info”, ju sjell fotografi nga kjo lagje:

Image 
Image 
Image