Vetëvendosje e përkrah nismën për rrëzimin e qeverisë

Vetëvendosje e përkrah nismën për rrëzimin e qeverisë

Aktuale prill 16, 2018 - 21:23
Lexo detajet

Lideri i VV’së në një intervistë për T7 thotë se vendi ka devijuar falë qeverisë Haradinaj

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dhënë një intervistë për Televizionin 7 ku ka folur për Qeverinë Haradinaj dhe fundin e saj që Kurti nuk e sheh larg.

“Një qeveri me 52 deputetë nuk do të duhej të qeverisë me vendin, funksionimi i saj është praktikisht i pamundur në shtetin e Kosovës që është republikë parlamentare. Ne jemi të interesuar që kjo qeveri të rrëzohet’’, deklaroi ai.

Kurti, thotë se janë të gatshëm të mbështetin mocionin për rrëzimin e qeverisë Haradinaj, porse fillimisht do ta harmonizojnë tekstin.

Për rrëzimin e Qeverisë aktuale tash e disa javë është duke bërë plan Lidhja Demokratike e Kosovës për çka ka kërkuar mbështetjen edhe të VV-së.