Kështu duken nëntë objektet e rinovuara në QKUK (FOTO)

Kështu duken nëntë objektet e rinovuara në QKUK (FOTO)

Aktuale prill 16, 2018 - 18:24
Shiko fotot


Nëntë klinika të QKUK-së kanë marrë pamje tërësishtë tjetër pas rinovimit të tyre. Klinika e Stomatologjisë, Ortopedia, Neurologjia, Psikiatria, Ortoprotetika, Infektiva, Fakulteti i Mjekësisë dhe Instituti kanë përfituar nga marrëveshja e Bankës Botërore me Qeverinë e Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i shëndetësisë, Uran Ismaili, i cili i ka prezantuar pamjet e këtyre objekteve pas ndryshimit.

“Dritare të reja, izolime adekuate, ndriçim optimal, fasada të reja dhe panele solare për nëntë objektet e QKUK-së, që kapin shumën e 2.3 milionë eurove. Sot përuruam fazën e parë të Projektit për Efiçencë të Energjisë dhe Burime të Ripërtëritshme të Energjisë, për të cilin Banka Botërore po e mbështetë Qeverinë e Kosovës nëpërmjet shpenzimeve të reduktuara të energjisë, rinovimit të ndërtesave, me fokus të posaçëm në spitale”, ka thënë ministri Ismaili.

Më tej, ai ka shtuar se investimet nëpër spitale do të vazhdojnë deri në shndërrimin e tyre në objekte të denja për shërbime shëndetësore.

Image
Image
Image
Image
Image
Image