Kjo rrugë në Prishtinë mbyllet për qarkullim
Aktuale
April 04, 2018 - 14:05
Kjo është arsyeja!
Kanë filluar punimet për rregullimin e kanalizimit fekal, atmosferik si dhe rregullimi i ujësjellësit në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë, raporton “Zëri.info”.
Kjo ka bërë që një pjesë e kësaj rruge të ndalohet për qarkullim deri në përfundimin e këtyre punimeve.
LEXO EDHE: Veturat ‘vërshojnë’ Prishtinën gjatë ditëve me diell
Komuna e Prishtinës ka thënë se brenda 60 ditëve është paraparë që të përfundojnë punimet në këkë pjesë të kryeqytetit. /Zëri/