BE-ja përsëri kërkon nga Kosova zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin

Aktuale March 19, 2018 - 17:54
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Në Bruksel sot ka vazhduar dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në nivelin teknik.

Dy shtetet me ekipet negociatore kanë vazhduar diskutimet për marrëveshjet të cilat ende nuk janë zbatuar. E njëra nga to, më e rëndësishme po del të jetë ajo për Ascoacionin.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq ka kërkuar nga Kosova që ta zbatojë këtë marrëveshje, transmeton Lajmi.net

Ajo ka thënë se të gjitha marrëveshjet e arritura po diskutohen në Bruksel nga dy shtetet.

“Si gjithmonë, dhe për një kohë të gjatë, ne presim zbatimin e plotë të asaj që është rënë dakord në dialog. Kjo vlen për çështjen e marrëveshjes së Asociacionit, si dhe marrëveshjeve të tjera, të tilla si energjia. Kjo është pritja jonë. Puna në këtë kuptim është intensifikuar. Këto takime në ditët e ardhshme janë një dëshmi konkrete se ne po punojmë në këtë drejtim”, tha ajo.

Formimin e Asociacionit e ka kërkuar edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. Ai ka thënë se “Kosova është e përkdhelura e ndërkombëtarëve”.

Ndryshe, qeveria ditë më parë në një përgjigje për Lajmi.net kishte thënë se deri më tani nuk kanë një plan për formimin e bashkësisë së komunave me shumicë serbe. /Lajmi.net/