'Darka sekrete Thaçi-Vuçiq në Paris'
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në fillim të javës së kaluar shkoi në Londër për ta promovuar librin e tij. Pas Londrës, befas u shfaq në Paris, ku u prit nga Presidenti Emmanuel Macron. Po ashtu, Thaçi edhe aty shfrytëzoi rastin për ta promovuar librin.
Por, krejt ky udhëtim i tij po interpretohet ndryshe në Serbi.
Sipas Vuk Jeremiq, ish-ministër i Jashtëm i Serbisë, në Paris, të martën që shkoi, tinëz opinionit ka qëndruar edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili, sipas Jeremiqit, ka darkuar me Thaçin.
Jeremiq ka thënë se kreu i shtetit serb është duke zhvilluar negociata të fshehta me Thaçin.
Ai më pas ka thënë se Vuçiq të dielën ka udhëtuar po ashtu tinëz në Nju-Jork.
Pasi ia ka përmendur udhëtimin në Nju-Jork, Vuçiq është lajmëruar në Twitterm duke thënë se ndodhet në SHBA, në një përgjigje ironike.
Ai ka bërë me dije se atje ndodhet për një darkë me familjen Soros. /Express/