Vuçiq pas takimit me Michell: 'Për fat të keq nuk ka asgjë prej Asociacionit'

Vuçiq pas takimit me Michell: 'Për fat të keq nuk ka asgjë prej Asociacionit'

Aktuale mars 14, 2018 - 12:04
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

“Pozicionet tona dallojnë dhe janë ndryshe kur është fjala për marrëdhëniet e Beogradit me Prishtinën”, thotë kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq pas takimit me ndihmës sekretarin e shtetit të SHBA për Evropë dhe Euroazi Wes Michell.

Siç ka theksuar “I ka falënderuar Michell-it që i ka dëgjuar qëndrimet e palës serbe”.

“Ne nuk jemi të pajtimit kur bëhet fjalë për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, por dëshirojmë paqe dhe stabilitet me shqiptarët”, ka thënë Vuçiq.

Siç ka theksuar, pengesa më e madhe në rrugën evropiane e Serbisë janë marrëdhëniet me Kosovën dhe “ne jemi të vetëdijshëm për këtë”.

“Mund të pranojmë kompromisin, por poshtërimin nuk mund ta pranojmë”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka thënë se “Serbia i ka plotësuar të gjitha detyrimet nga Marrëveshja e Brukselit, derisa shqiptarët kanë pasur vetëm një detyrim – krijimin e Asociacionit të komunave serbe, gjë që nuk e kanë zbatuar”.

“Të gjithë e dinë këtë, e di Perëndimi, e di BE. Unë, fatkeqësisht jam i bindur se nuk ka asgjë prej kësaj, jam i bindur se kjo nuk do të realizohet”, ka thënë Vuçiq.

Siç ka thënë, me Michell-in ka biseduar për marrëdhëniet bilaterale, marrëdhëniet ekonomike, reformat…/Insajderi.com.