Harrohet vajza e Tahir Mehës dhe kulla e tij
Është vajza e Tahir Mehës, një prej dëshmorëve të mëdhenjë shqiptar.
Por, Zadja e cila ka mbetur e plagosur nga lufta që babai i saj zhvilloi për çlirimin e Kosovës, nuk po e merr tretmanin e duhur nga shteti.
Ajo përveç një pensioni minimal, nuk merr ndonjë përkrahje tjetër nga shteti për të cilin babai i’u flijua.
Ditën e rezistencës së tij, Zadja ishte plagosur dhe kishte qëndruar për 20 orë e alivanosur në hambar. Si shkak i kësaj që ka përjetuar, ajo kuptohet shumë pak kur flet.
Prandaj, për të rrëfen nipi i Tahir Mehës, Iliri i cili edhe përkujdeset për vajzën e dëshmorit.
Familjarët tregojnë se Zadja pothuajse përgjatë tërë ditës qëndron në kullën ku babai i saj luftoi.
Megjithatë, njëjtë sikur Zadja, pa përkujdesje ka mbetur edhe kulla.
Për mirëmbajtjen e saj përkujdesen familjarët, përderisa ajo nuk ka as ciceron.
Meha gjithashtu thekson se nuk përfiton as ndonjë financim për kullën dhe se rolin e ciceronit shpeshherë e kryen vet.Në këtë kullë në të cilën është flijuar Tahir Meha, komandanti Adem Jashari ishte betuar se do e vazhdonte luftën e tij.
Ndërkohë, nipi i tij, Bekim Jashari që tashmë udhëheqë me komunën e Skenderajt për Tribuna Channel deklaron se kanë filluar hapat e para drejt rregullimit të Kullave në këtë vend.
Sipas tij, do punojnë për rregullimin e saj bashkë me Institutin për Mbrojtjen e Monumenteve.