Kollqaku: Të ndryshohet ligji për dhunën në familje
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollqaku e cila edhe ka inicuar debatin në Kuvend për dhunën në familje tha se gratë në Kosovë nuk qëndrojnë në pozitë të mirë sa i përket të drejtave të tyre, raporton Zëri.
"E kemi vlerësuar se në këtë dite të shënuar është me rëndësi të veqant të debatojmë për dhunën ndaj gruas. Shteti është përgjegjës duke përfshirë edhe dhunën në familje. Kur shpalli pavaresinë shteti sovran, Kosova miratoi disa detyrime ndërkombetare për të drejtat e njeriut. Kosova emëroi në mënyrë specifike të drejtën nderkombetare për eliminin e diskriminimit të gruas. Kosova hoqi dore nga ligjet e saj dhe aktet tjera në rastet kur ato bien ndesh me dispozitat për të drejtat e njeriut", tha ajo, transmeton Zeri.info.
LEXO EDHE: Haradinaj: Të përmiresohet pozita e gruas në shoqëri
Ajo ka kërkuar që në raste të dhunës Gjykatat të ndërmarrin masa më të ashpra për dhunuesit.
"Jemi të sigurte se drejtësia për secilën grua është e vonuar me faktin se sa lëndë janë vonuar nga ana e drejtësisë. Statistikat mbi dhunën në familje e dëshmojnë këtë çështje gjatë vitit të kaluar janë identifikuaf mbi 1 mijë raste të dhunës në familje", tha ajo.
Ajo tha se në vitin e kaluar statistikat thonë se janë mbi 1 mijë raste të dhunës në familje. Por Kollqaku tha se ka ende më shumë raste por që nuk raportohen, shkruan Zëri.
"Krahasuar me periudhen e njetë nga viti në vit mund të themi se dhuna është e shprehur dhe se statistikat nuk janë të sakta pasi shumë prej rasteve nuk raportohen", ka thënë ajo.
Ajo ka kërkuar që të ndryshohet ligji që të përcaktohen me qartë mjetet ligjore dhe të nxitet zbatimi në rast te shkeljeve, për mbrojtje nga dhuna në familje. Poashtu kërkoi që dhuna në familje të përcaktohet si vepër penale. Ajo përmendi edhe strehimoret që ishin nën administrimin e shoqatave, të jenë nën udhëheqjen e institucioneneve te shtetit. /Zëri