Deputeti i LDK-së pro avancimit të bashkëshortes së Hashim Thaçit

Aktuale March 02, 2018 - 20:40

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Haxhi Avdyli është shprehur pro emërimit të zonjës së parë të shtetit, Lumnije Thaqit si prodekane në Universitetin e Mitrovicës.

Avdyli, ka theksuar se çdo burrë e grua duhet të jetë i barabartë për të konkurruar dhe per tu zgjedhur, pa marrë parasysh kush është dhe cfarë origjine ka.

“Por gjithmonë duke eliminuar implikimet politike e nepotiste por dhe duke u ikur paragjykimeve e nënçmimeve të pabazuara në fakte”, tha ai.

Reagimi i plotë:

Si një zë shumëvjeqar kritik i politikës së Thaqit, kam drejtë të mendoj që sduhet tia cenojmë të drejtën as të avancimit as të emërimit të Lumnije Thaqit si prodekane, nëse ky emërim nuk është në kundërshtim me ligjin. Çdo burrë e grua duhet të jetë i barabartë për të konkurruar dhe per tu zgjedhur, pa marrë parasysh kush është dhe cfarë origjine ka. Por gjithmonë duke eliminuar implikimet politike e nepotiste por dhe duke u ikur paragjykimeve e nënçmimeve të pabazuara në fakte.