U lansua Udhëzuesi për Politikën Ndëshkimore në Kosovë

Aktuale March 02, 2018 - 14:20

Sot është lansuar Udhëzuesi për Politikën Ndëshkimore në Kosovë  me që rast Enver Peci, kryetar i Gjykatë Supreme tha se në mjaft raste konstatohen vendime të dobëta, raporton “Zëri.info”.

"Kjo gjë edhe kjo qon në rigjykime të njëjtës çështje. Një ndër problemet që ballafaqohet sistemi gjyqësor është politika ndëshkimore.   Synimi kryesorë i këtij udhëzuesi është të jetë lehtësues për marrjen e vendimeve.", tha ai.

Në anën tjetër ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri përgëzoi Gjykatën Supreme për lanësimin e këtij udhëzuesi.

"Parakusht mbi sundimin e ligjit është luftimi i krimit. Kësaj çështje i kam dhënë prioritet si në fillim. Gjykatat kanë barrën kryesore në vendimet kundër krimit të organizuar. Gjatë 17 viteve është punuar në krijimin e një gjyqësori të pavarur", tha ai.

Nehat Idrizi, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës tha se ka kritika për politikat ndëshkimore që zbatojnë gjykatat në Kosovë. 

"Politika ndëshkimorë që zbatojnë gjykatat shpeshherë kanë kritika. Ka kontradikta tek shqiptimi i dënimeve për veprime penale të njëjta . Për vepra të njëjta shqiptohen dënime të ndryshme. Kjo bënë që edhe të humbet besimi në gjyqësor", tha ai.

Ndërsa ambasadori Greg Delawie uroi Gjykatën Supreme për lanësimin e këtij udhëzime dhe tha se SHBA do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën./Zeri/