Veterani i gazetarisë, Esad Dujaku, u prit në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë

Veterani i gazetarisë, Esad Dujaku, u prit në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë

Aktuale shkurt 21, 2018 - 16:16

Veteranin e gazetarisë kosovare Esad Dujaka, i cili po shënon 50 vjetorin e punës se pandërprere profesionale ne gazetari e pritën në ambasadën amerikane në Prishtinë.

Me këtë rast, zyrtari për çështje publike dhe media në Ambasadën e SHBA në Prishtinë, z.Richard Mei i ka uruar Dujakës shëndet dhe e ka inkurajuar atë që të mos ndahet nga profesioni deri në fund.

Dujaka, i cili karrierën 50 vjeçare e kaloi në Zërin, Rilindje,TVP, Kosova Sot e deri në pension në RTV 21ku ende u ndihmon gjeneratave të reja në Portalin RTV21.TV, foli me mysafirin e respektuar amerikan rreth sfidave nëpër të cilat ka kaluar ai dhe gjenerata e tij por duke i theksuar edhe vështirësitë që po i hasin gjenerata e pasluftës qe nga rreziku i politizimit, shantazhet e kërcënimet si dhe për nevojën që shteti t’i marr në mbrojtje kolegët gazetarë sepse kudo ne botën e civilizuar gazetarët trajtohen si shtylla e katërt e shtetësisë së një vendi.

Dujaka tha se mysafirit amerikan i dorëzoi tri librat e tij që trajtojnë kujtimet e tij gjatë përvojës 50 vjeçare në këtë profesion duke falënderuar mysafirin e nderuar për të gjitha ato që kanë bërë SHBA për Kosovën për të qenë kjo që është sot.

Zyrtari amerikan dhe gazetari Dujaka folën edhe për gjendjen aktuale ne Kosove, për angazhimin e faktorit të brendshëm por edhe atij te jashtëm e veçmas të ShBA -së.

Biseda u zhvillua edhe rreth sistemit të informimit në Kosovë me ç’rast u shtrua domosdoja që ato të luajnë rol pozitiv në ecjen e shoqërisë kosovare gjate proceseve veriatlantike e të jenë sa më të pavarura por edhe të mbrojtura nga sistemi i drejtësisë .

Zyrtari për çështje publike z.Richard Mei shprehu interesimin për kontributin që po japin mjetet e informimit në Kosove në këto kohë kur vendi ka humbur shumë kohë në tranzicionin e vet për të zgjidh problemet kryesore qe do ta afronin atë si shtetin me te ri evropian nën çatinë e BE.