Projektligji për demarkacion procedohet për shqyrtim në Kuvend
Foto: Driton Bublaku

Projektligji për demarkacion procedohet për shqyrtim në Kuvend

Aktuale shkurt 21, 2018 - 14:41

Komisioni për Punë të Jashtme sot procedoi marrëveshjen e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, raporton Zëri.info.

Kryetarja e këtij komisioni Vjosa Osmani ka propozuar që kjo marrëveshje të procedohet për seancë në Kuvendin e Kosovës.

"Sot ajo që kam shqyrtuar kanë që kushtet procedurale lidhur me procedimin e kësaj marrëveshje për seancë. Proceduarlisht si Komision nuk mund ta bllokojmë sepse e kemi për detyre ta procedojmë", ka thënë ajo.

Pas votimit me katër vota pro është marrë vendimi që të procedohet për seancë projektligji për demarkacionin.

Visar Ymeri nga lëvizja Vetëvendosjeëka kundërshtuar dorëzimin e kësaj marrëveshje në Kuvend pasi ka thënë se është e dëmshme për Kosovën.

"Konsideroj qe ajo qe kemi biseduar ne komision për demarkacionin tash me marrëveshjen e re po konfirmohet njëra prej pikave qe kemi diskutuar këtu pra tejkalimi i kompetencave të këtij komisioni. Duke pasur parasysh ketë dhe për shtet-ndërtimin e Kosovës mendoj qe kjo marrëveshje në këtë formë nuk duhet tëi dorëzohet Kuvendit për miratim", ka thënë ai, raporton tutje Zëri.info.

Ymeri nuk është pajtuar me atë që tani thuhet se Kosova nuk humb territor pasi që thotë se "kjo është absurde përderisa është marrëveshja e njëjtë".

Ai tregoi që Vetëvendosje do të votojë kundër.

Ndërkaq Elmi Reqica nga PDK ka thënë se republika e Malit te Zi ka dëshmuar që është aleat i Kosovës. "Ne do ta kemi mundësinë që të sigurojmë argumente për atë që konsiderojmë që është territor i Kosovës", tha ai. Ai tha se marrëveshja e Podgoricës ka pas një anë pozite dhe është një bindje e plotë që marrëveshja e demarkacionit do të kaloje. Ai i ka bërë thirrje të gjithë deputetëve që të votojnë demarkacionin.

Ndërkaq Time Kadrijaj nga AAK tha se këtu ne po votojmë edhe marrëveshjen e demarkacionit edhe marrëveshjen e dy presidenteve dhe raportin e Bulliqit në një forme te vetme. "Nëse kjo marrëveshje kish ardhur pa këto dy dokumente, AAK kish qenë kundër. Unë mendoj që është mirë të votohet", ka thënë Kadrijaj. /Zëri/ë