Haradinaj për Al Jazeera: Synim i imi, integrimi i serbëve të veriut

Haradinaj për Al Jazeera: Synim i imi, integrimi i serbëve të veriut

Aktuale shkurt 18, 2018 - 18:18
Al Jazeera: Serbët të frikësuar në veri

Vrasja e një politikani të rëndësishëm muajin e kaluar në Mitrovicë, vë në theks rritjen mos respektimit të në këtë pjesë që është e dominuar nga serbët.

Kështu nis një shkrim i Al Jazeera, kushtuar situatës në Kosovë, pas vrasjes së politikanit serb, përcjell Klan Kosova.

“Kosova është duke u përballë dhjetë vjet pas pavarësisë me rritjen e mungesës së ligjit në këtë rajon ku banohet në shumicë nga serbët.

Është gazetari i këtij mediumi që ka qëndruar në Kosovë, ku ka folur me gazetarë serbë dhe politikanë për frikën me të cilën po përballen.

“Mund të shihni se sa të pasigurtë ndjehen njerëzit. Çfarë më brengos më së shumti është që shumë prej miqve të mi janë larguar nga Mitrovica e Veriut dhe shumë të tjerë janë duke e shqyrtuar këtë”, ka thënë Ksenija Bozoviq, kolege e partisë me Ivanoviq.

“Kam qenë viktimë e vjedhjeve dhe vulgarizimit, edhe jam sulmuar. Këto gjëra ndodhin me njerëzit këtu, për çdo ditë. Që prej vrasjes së Ivanoviq, frika te njerëzit është rritur. Ai ka qenë shumë i respektuar”, ka thënë Tatjana Lazareviq , gazetare.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se fund se është duke punuar për integrimin e veriut të Kosovës.

“Jemi në proces të integrimit të veriut, zbatimin e sundimit të ligjit. I respektojmë specifikat e këtij komuniteti dhe po i integrojmë ata. Ky është synimi im”, ka thënë Haradinaj.