Kryeministrit ju refuzua viza, por jo edhe zëvendësit të tij
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinja ende nuk është pajisur me vizë amerikane përkundër faktit se ka pasur ftesë që të marr pjesë në ‘Lutjet e Mëngjesit’ që do të mbahen me 4 shkurt në Uashington.
Por një gjë të tillë nuk e ka pasur problem edhe zëvendësi i tij Dardan Gashi, pasi i njëjti është pajisur me vizë amerikane dhe do të udhëtoj nesër për në New York.
Lajmin për ORAinfo e ka konfirmuar këshilltari i tij, Kreshnik Berisha.
Berisha ka thënë se Gashi do të udhëtoj nesër për në SHBA së bashku me ministrin Pandeli Majko.
“Po, zëvendëskryeministri Gashi është pajisë me vizë dhe nesër do të udhëtoj së bashku me ministrin Pandeli Majko për në Shtetet e Bashkuara”, ka thënë Berisha për ORAinfo.
Gashi dhe Mjako do të zhvillojnë takime në Washington D.C dhe në New York.
Delegacioni ministror shqiptaro-kosovar do të qëndrojnë një javë ku do të takojnë dhe diasporën shqiptare në Amerikë.