Mustafa: I përjetshëm kujtimi për arkitektin e pavarësisë së Kosovës

Mustafa: I përjetshëm kujtimi për arkitektin e pavarësisë së Kosovës

Aktuale janar 21, 2018 - 13:51

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka kujtuar 12 vjetorin e vdekjes së Ibrahim Rugovës, që ishte themelues i kësaj partie dhe president i Kosovës.

Mustafa përmes një postimi në Facebook ka shkruar se kujtimi për Rugovën do të jetë i përjetshëm.

“I përjetshëm do të jetë kujtimi dhe nderimi për Arkitektin e Pavarësisë së Kosovës, Presidentin Historik, Dr. Ibrahim Rugova”, ka shkruar Mustafa në Facebook, ku dhe ka publikuar një fotografi bashkë me Rugovën.

Mustafa është jashtë shtetit duke u kuruar nga një komplikim shëndetësor, për të cilit sot partia nëpërmes një komunikate ka thënë se është në gjendje të mirë.