Partitë e Koalicionit nuk e bëjnë kuorumin për shfuqizimin e Speciales
Aktuale
January 17, 2018 - 12:28
Ambasadorët e pesë shteteve perëndimore kanë arritur të parandalojnë edhe një herë shfuqizimin e Gjykatës Speciale duke ndikuar që të mos mbahet mbledhja e kryesisë ku do të procedohet projektligji për këtë çështje.
Në mbledhje nuk kanë shkuar përfaqësuesit e partive të koalicionit AAK dhe NISMA të cilat kanë mbështetur idenë e shfuqizimit të Speciales. Aty megjithatë ka marrë pjesë Xhavit Haliti nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK’së, i cili nuk është deklaruar kundër rrëzimit të Speciales duke u rreshtuar në krah të Kadri Veselit.
Takimi ishte paraparë të mbahet në ora 11:00, por duket se takimi i ambasadorëve me Thacin, e Veselin ka dhënë fryte.