Haradinaj: Serbia të mos e përdorë për bllokimin e bisedimeve
Kryeministri i Kosovë Ramush Haradinaj e cilëson akt kriminal dhe të dënueshëm vrasjen e Oliver Ivanoviqit, njofton 'Zëri.info'.
“Vrasja e Oliver Ivanoviqit në rrethana të pasqaruara dhe motive të panjohura, është akt kriminal dhe i dënueshëm!” , ka shkuar Haradinaj në postim e tij në Facebook.
Sipas tij është kundër logjikës shfytëzimi i këij akti tragjik për politikat ditore dhe për bllokimin e proceseve mes dy shteteve.
“Shfrytëzimi i këtij akti tragjik për qëllime të politikës ditore, madje edhe për të bllokuar proceset që për qëllim kanë normalizimin e marrëdhenieve ndërmjet dy shteteve, është kundër logjikës dhe frymës së bashkëpunimit!”, ka thënë ai.
“Kosova mbetet e përkushtuar për krijimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët e saj, si dhe e përcaktuar fuqishëm në rrugën e vet euro-atlantike.
Institucionet tona do të bëjnë krejt çka është në dorën e tyre që të zbardhet kjo vrasje, dhe në asnjë situatë nuk do ta pranojnë logjikën e kalkulimit të akteve kriminale për qëllime politike nga kushdoqoftë!”, ka shtuar ai në po këtë postim. /Zëri/