Mblidhet ‘Vetëvendosje’, ja kush po mungon

Aktuale January 15, 2018 - 15:53

Lëvizja Vetëvendosje ka thirrur në mbledhje të gjithë deputetët e saj dhe anëtarët e Kryesisë, raporton “Zeri.info”.

Ndonëse kohëve të fundit në “Vetëvendosje” ka pasur mjaft dorëheqje, si duket mbledhja e sotme i ka bashkuar të gjithë.

Në mbledhjen e thirrur mes Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes me Kryesinë e Partisë, mbledhje kjo e cila po bëhet si tentativë për t'i tejkaluar mosmarrëveshjes mes zyrtarëve të kësaj partie.

Deri më tani janë parë të hyjnë në këtë mbledhje anëtarë të Vetëvendosjes si : Ismail Kurteshi, Besa Baftiu, Adem Mikullovci, Donika Kadaj-Bujupi, Visar Ymeri, Dardan Molliqaj, Rexhep Selimi, Albin Kurti, Shpend Ahmeti, Dardan Sejdiu e Fisnik Ismaili, raporton “Zeri.info”.

Por, nga të dorëhequrit vetëm Aida Dërguti dhe Faton Topalli nuk janë parë në këtë mbledhje.

Kujtojmë që ky fillimvit është shënuar me dorëheqjen e shumë figurave të rëndësishme të Vetëvendosjes e ndër ta edhe Visar Ymeri, Dardan Sejdiu, Shqipe Pantina, Driton Çaushi, Qëndron Kastrati etj. /ZËRI/

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image