Haradinaj: Ajo që ua kemi borxh atyre, është ruajtja e lirisë kombëtare

Aktuale January 15, 2018 - 14:26

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka përkujtuar masakrën e Reçakut duke thënë se u`a kemi borxh ruajtjen e lirisë kombëtare martirëve.

"Përkujtojmë sot luftëtarët e lirisë dhe martirët dhe jemi pranë familjeve të tyre. Ajo që ua kemi borxh atyre, është ruajtja e lirisë kombëtare dhe ngritja e një Kosove demokratike e të mirëqenë, që ideal e ka punën dhe atdhedashurinë.", ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook,

 

Masakra e Reçakut  ka ndodhur më 15 janar të vitit 1999 dhe në të u vranë mbi 45 civil shqiptarë. /ZERI/