Haskuka prezanton kyetarin e Kuvendit Komunal

Aktuale January 15, 2018 - 13:50

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka emëruar sot Artan Abrashin, Kryetar të Kuvendit Komunal.

Në llogarinë e tij Facebook, Haskuka ka postuar një fotografi ku shihen së bashku me Abrashin. Më këtë foto ai i uron punë të mbarë Abrashit, transmeton “Zeri.info”.

 “Urime kryetar i Kuvendit Komunal të Prizrenit Artan Abrashi! Të priftë e mbara!”, ka shkruar Haskuka në Facebook

Artan Abrashi është anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje. /ZERI/