Stabile gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit Isa Mustafa

Aktuale January 14, 2018 - 15:52

Gazeta “Zëri” ka mësuar se gjendja shëndetësore e ish kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa tashmë është stabile.

“Ish-kryeministri Mustafa është duke u trajtuar pas prekjes nga gripi, dhe trashmë gjendja e tij shëndetësore është stabile” ka bërë të ditur burimi i gazetës brenda spitalit Amerikan, ku është duke u trajtuar ish-kryeministri Mustafa.