Haradinaj uron besimtarët ortodoksë
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj me rastin e festës së Krishtlindjes ortodokse, i ka uruar të gjithë besimtarët e fesë ortodokse.
Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka thënë ndër të tjera se festat fetare gjithmonë u kanë shërbyer qytetarëve të Kosovës për të kultivuar solidaritetin ndërmjet tyre, njofton ‘Zëri.info’.
Postimi i plotë i kryeministrit Haradinaj:
Të gjithë qytetarëve të Kosovës, që besojnë në krishtërim, Gëzuar për shumë mot krishtlindjet ortodokse.
Me këtë rast, i uroj edhe ata, që shërbejnë në misionet e ndryshme ndërkombëtare në vendin tonë, si dhe të gjithë të krishterët e ritit ortodoks.
Festat fetare gjithmonë u kanë shërbyer qytetarëve të Kosovës, por edhe të gjjthë njerëzve vullnetmirë, për ta kultivuar solidaritetin ndërmjet tyre, si dhe hyjnoren brenda tyre!
Krishtlindjet ortodokse, i kremtofshi në paqe, me familjet Tuaja, me mirësi e begati.
RH