Anita Haradinaj akuzon disa media: Jeni bërë si medie serbe
Anita Haradinaj, gruaja e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj raportimit në media për kinse refuzimin e vizave të SHBA-ve për këta të dy.
Ajo në një postim në Facebook ka akuzuar disa media, duke iu thënë se janë bërë si mediat serbe.
Ja postimi i saj:
Qy qy Kryeministrit me dy pasaporta me iu refuzu visa ????, kur po doni po thoni Ti lehte e ke per viza, kur po doni po thoni iu refuzu, bravo bre si Tanjugu jeni bo ???????? hajde gazetari hajde.
Lajmi.net, që është i afërt me zyrtarë të lartë të PDK’së, raportoi që kryeministrit Ramush Haradinaj dhe bashkëshortes së tij i është refuzuar viza amerikane. Këto burime, sipas Lajm.net, thonë se Haradinaj e ka marrë “negativ” kërkesën që në fillim të muajit shkurt të udhëtojë për në SHBA.
“Kryeministri dhe bashkëshortja e tij do të merrnin pjesë në Mëngjesin e Lutjeve që çdo 4 shkurt mbahet në Uashington, megjithatë çuditërisht viza i është refuzuar”, ka thënë një burim i lajmi.net.