Emërohet edhe një zëvendësministër në qeverinë Haradinaj

Emërohet edhe një zëvendësministër në qeverinë Haradinaj

Aktuale janar 04, 2018 - 15:47

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotme ka emëruar Burim Ramadanin, zëvendësministër në Ministrinë e Forcave të Sigurisë së Kosovës.

“Gazeta Blic” ka arritur të sigurojë vendimin e kryeministrit Haradinaj për emërimin e Ramadanit.

Pavarësisht insistimit që të marrë një konfirmim nga vet Ramadani për këtë vendim, ai ka hezituar të flasë.

Ndërkohë ai pak qaste më parë ka publikuar një fotografi ku shihen së bashku me Haradinajn në zyrën e tij.

Ndryshe ky është zëvendësministri i 72 i emëruar në këtë qeveri.Image

Image