Paga e Haradinajt rrit automatikisht edhe të ardhurat e gjyqtarëve dhe prokurorëve
Aktuale
December 28, 2017 - 11:23
Prokurorët e gjyqtarët kosovarë bëhen me pagat më të mira në rajon.
Kështu ka thënë ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri, duke konfirmuar se vendimi i qeverisë për rritjen e pagave prek edhe sektorin e drejtësisë.
Tahiri ka thënë se pret që kjo të sjellë edhe rezultate konkrete në punën e tyre, sidomos në luftën kundër korrupsionit.
Ai në konferencën e fundvitit bashkë me kryesuesit e KGJK-së e KPK-së, ka folur edhe për pakon e ligjeve që prekin punën e gjyqësorit e të prokurorisë, që pritet të dërgohen së shpejti në Qeveri.
Ditë më parë, Qeveria "Haradinaj" mori vendim që të rrisë pagat për stafin e Qeverisë, përfshirë kryeministrin të cilit iu rrit paga gati 100 për qind.