Skandal: Pasi humb zgjedhjet, ish-kryetarja e Preshevës i quan kafshë festuesit
Aktuale
December 25, 2017 - 16:09
Kandidatja për kryetare të komunës së Preshevës dhe bartësja e listës nga radhët e PVD-së, Ardita Sinani pas komunikimit të rezultateve preliminare zgjedhore të parakohshme në Preshevë, ka shkruar një status në profilin e saj të Facebook-ut.
Ajo ka falënderuar të gjithë atë që e kanë votuar, ndërsa ata që kanë festuar i ka quajtur kafshë.
Pas një kohe, ajo ka fshirë postimin e saj në Facebook, shkruan Presheva.com.
Shqipërim Arifi i Alternativës për Ndryshim, ka dalë fitues i zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Preshevës.