Ja kur do të raportojë Thaçi para deputetëve
Aktuale
December 20, 2017 - 15:10
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pritet të raportojë para deputetëve në seancën e ardhshme te kuvendit, e cila do të mbahet të premten në orën 13:30, raporton zeri.info.
Kështu ka njoftuar kryetari i kuvendit, Kadri Veseli, i cili tha se Thaçi do t'ju drejtohet deputetëve.
Ndërkohë, shefi i GP-së së LDK-së, Avdullah Hoti, tha se vetëm në këtë pikë është arritur dakordim në mbledhjen e sotme të kryesisë.
“U dakorduam që në seancën e ardhshme të raportojë presidenti i vendit. Ndërkaq për pikat e tjera nuk u arrit asnjë dakordim”, ka deklaruar ai./Zeri