Zeka: ZRRE të dërgohet në Gjykatë për zhvatje të qytetarëve
Aktuale
December 14, 2017 - 10:34
Deputeti Milaim Zeka ka kërkuar që Zyra e rregullatorit në vend te del para gjykatës për siç tha ai mashtrimin qe u ka bërë qytetarëve te Kosovës.
"Zyra e rregullatorit te energjisë ne vend qe te de para gjykatës për hajnin qe i ka bere Kosovës po kërkon qe serish te shtrenjtoj rrymën për 18%", ka thënë ai.
Zeka ka përgëzuar kryeministrin Haradinaj për nënshkrimin e marrëveshjes për ndërtimin e termocentralit "Kosova e re".
"Te përgëzoj për kontratën për punën e termocentralit ka qene i nevojshëm për qytetarët e Kosovës", tha ai.
Ai po ashtu ka kërkuar edhe që të ngritët si çështje gjendja e pensionerëve dhe mundësia për bursa për studentet kosovare.