Ish-anëtari i VV-së: Molliqaj mendoi se ka më shumë njerëz që i binden...

Ish-anëtari i VV-së: Molliqaj mendoi se ka më shumë njerëz që i binden...

Aktuale dhjetor 12, 2017 - 14:27

Ish-anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Gecaj, edhe një herë ka folur për zhvillimet e fundit në LVV.

Ai në një shënim në Facebook ka theksuar se ajo që ka ndodhur këto ditë në VV është beteja ndërmjet partisë dhe sekretariatit, që siç e quan Gecaj, shërbimit të informacioneve brenda VV-së. Tash zyrtari i PDK-së ka theksuar se Molliqaj e ka shfrytëzuar kohën sa ishte Albin Kurti në burg, në mënyrë që ta marrë partinë.

Shënimi i plotë:

Me dy fjalë, cka ka ndodh këto ditë ne VV.Beteja është zhvilluar në mes partisë dhe sekretariatit(sherbimit te informacioneve mbrena VV).Ky sherbim është i ndarë nga partia, por, ka kontrolluar gati se të gjithë sistemin e vv, sidomos, kryesinë, grupin parlamantarë, qeverinë komunale të Prishtinës ( me frikë dhe shantazh) dhe një pjesë të kryetarëve të degëve.Kurti, ka mbi dy vite, e sidomos pas krijimit të atëhershëm të Fraksionit+, e kishte kuptuar një gjë përfundimisht; Sekretariati i kishte dalur plotesisht nga dora dhe tash e tutje mund ti kthehet brutalisht pikerisht atij.

Ish shefi i sekretariatit(Molliqaj) i bindur se të gjithë pjestarët e sekretariatit dhe sistemet e kontrolluara nga ai janë lojal ndaj tij, ka menduar se pikërisht tani është koha,pra, kur Kurti është ne burg, të fillohet beteja perfundimtare për te marrë edhe zyrtarisht partinë në kontrollë.

Siç duket, shefi shpirtorë ishte më i fuqishëm…Tani situata prap kthehet në nëntokë, aty ku ishte,me shantazhe, kercënime e kushtëzime.Frikacaku më i madh në ketë lojë është Shpendi, ai tash kërkon mbrojtje dikun tjetër. Ai ka mentalitet robi, mundet vetem zotërinë me ndërru, përndryshe s’ka gjë prej tij.

Në anën tjetër, dje është mbajtur mbledhja e kryesisë së VV-së, ku siç kanë raportuar mediat, Molliqaj ka kërkuar që Albin Kurti më mos të garoj për kryetar të partisë.Ndërkaq, zyrtarisht lideri i VV-së Visar Ymeri ka thënë se ka unitet brenda kësaj partie.E, deri te ky shpërthim në VV erdhi pas përdorimit të shprehjes mut, nga deputetja Aida Dërguti, ndaj Albin Kurtit.