Ndërpritet seanca, vazhdon nesër

Ndërpritet seanca, vazhdon nesër

Aktuale dhjetor 07, 2017 - 19:05

Seanca e Kuvendit e filluar në orët e paradites është ndërprerë pak para orës 19:00.

kryesuesi i seancës, Xhavit Haliti, propozoi që ajo të ndërpritet për të vazhduar nesër pasi që kryeministri Ramush Haradinaj tha se nuk do të rrijë më shumë.

Seanca vazhdon nesër në orën 11:00 me pikën e njëjtë – debat për programin qeverisës.