Demarkacioni as në seancën e 14 dhjetorit

Demarkacioni as në seancën e 14 dhjetorit

Aktuale dhjetor 07, 2017 - 16:02

Kuvendi i Kosovës do mbajë seancën e radhës parlamentare të enjten e ardhshme më 14 dhjetor.

Në seancë nuk do të diskutohet për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, ka konfirmuar kryetari i Kuvendit Kadri Veseli.

Ky është r e n d i  i  d i t ë s së kësaj seance:

Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme,
Përgatitjet për seancën plenare:
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Ndërmarrjet Sociale,
Shqyrtimi i Raportit të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2016,
Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2016,
Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksës vjetore për vitin 2018,
Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti serb,
Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të
Bordit për Ankesa.