Edhe Sllobodan Millosheviq kishte futur në Hagë substanca të ndaluara

Aktuale November 29, 2017 - 17:15

ëIsh-zëdhënësja e Tribunalit të Hagës, Florence Hartmann tha sot, se Slobodan Praljak që mori helm në sallën e gjyqit kur aktgjykimi iu lexua, se kjo është hera e dytë që “substanca të ndaluara hyjnë brenda Tribunalit”.

“Hera e parë ishte rasti i Sllobodan Milloshevicit, kur ai futi brenda barna të ndaluara, dhe tani ndodhi rast pak a shumë i ngjashëm përsëri”, tha Hartmann, përcjell gazetametro.net.

“Është tronditëse kjo që ka ndodhur dhe unë nuk e di se si nuk kanë vepruar organet e sigurisë për të mos e lejuar këtë”, tha Hartmann.

LEXO EDHE: Si u fut helmi në sallën e Gjykatës në Hagë

Ajo tha se është e vështirë për të parandaluar vetëvrasjen nëse dikush e vendos atë, por do të duhej të pamundësohej që brenda Tribunalit të futej diçka që është e ndaluar.

“Kur isha në burg, konsulli i Francës kishte ndaluar të më jepej çokollatë. Pse rregullat nuk janë të njëjta për të gjithë?”, tha ajo. 

Image