Zbulohet shtatorja e Idriz Seferit në Gjilan

Zbulohet shtatorja e Idriz Seferit në Gjilan

Aktuale nëntor 27, 2017 - 12:05

Nën tingujt e himnit kombëtar u bë zbulimi i shtatores së heroit kombëtar, Idriz Seferi në Gjilan në kuadër të 105 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, raporton Zeri.info.

Me këtë rast u bë edhe vendosja e kurorave pranë përmendores nga presidenti Hashim Thaçi dhe homologu i tij nga Shqipëria, Ilir Meta.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri duke i përshëndetur të pranishmit tha se duhet të përkulemi para kryengritësve të Karadakut.

“Ne sot i përkulemi kryengritësve të Karadakut për çlirimin e Gjilanit, kësaj pjese të Kosovës dhe Shkupit. Në Gjilan bashkëjetojnë heronjtë nacional, demokratët nacional çlirimtarët dhe gjithë ata që kanë bashkëkontribuuar në çlirimin e atdheut”, tha Haziri, raporton Zeri.info.

Ai gjithashtu tha se tash e tutje 27 nëntori është dita e Idriz Seferit, kjo ditë, Haziri tha se do të jetë si rikthim i kreshnikut të Karadakut

Pjesëmarrës në këtë eveniment ishin mijëra qytetarë nga e gjithë Kosova./ZERI