Thaçi flet në Kanada për ndërtimin e paqes në Kosovë
Aktuale
November 17, 2017 - 19:00
Presidenti Hashim Thaçi sonte do të flas për përvojat e Kosovës në ndërtimin e paqes së qëndrueshme në Konferencën Ndërkombëtare të Sigurisë në Halifax të Kanadasë.
“Sonte në do të flas për përvojat e Kosovës në ndërtimin e paqes së qëndrueshme dhe të një shoqërie gjithëpërfshirëse”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook.
“Përvoja e Kosovës me misionin paqeruajtës të NATO-s dhe me administratën e UNMIK-ut, si dhe sukseset në rindërtimin e shoqërisë dhe ndërtimin e shtetit janë përvojë e vlefshme për tërë botën”.
“Nga kjo përvojë mund të mësojmë për rastet e tjera, ku duhet të intervenohet për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e njeriut dhe të ndihmohen shoqëritë të ndërtojnë shtet mbi parimet e lirisë e barazisë”.